E dhimbshme: Ky është 33-vjeçari që u gjend në mal i varur në litar

Mediet mësojnë se viktima është 33-vjeçari Shaqir Zogaj.

Pas kërkimeve të vazhdueshme të familjarëve dhe të afërmeve në bashkëpunim me Policinë, Zogaj është gjetur sot pa shenja jete në një zonë malore mes Fshatit të Epërm dhe Prevallës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor dhe njësitë tjera relevante.

Burimet e medieve elektronike kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para dyshohet se 33-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 33-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion