E dhimbshme: Ky është 60-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan

Sot, në orët e mëngjesit, një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se personi që u gjet i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete është Agim Gagica.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimë me të cilën dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës së tij.

“Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).

Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje.

Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.”, njoftoi Policia.