Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në fshatin Buqan të Pejës.
Një mërgimtar, që ka ardhur nga Zvicra për ta vizituar nënën, e ka gjetur atë të vdekur në shtëpi.
Të paktën kështu raporton Sinjali, që duke u thirrur në burimet e veta pranë emergjencës.
I biri ka telefonuar menjëherë ambulancën, e cila është paraqitur, por vetëm për ta konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet si “hetim i vdekjes”.
Ilir Meta vjen sot në Kosovë, ndërpritet përkohësisht qarkullimi në disa rrugë