E dhimbshme: Polici kosovar kryen roje me çizme të shkyera në veri

Tensionet në veri janë më të vështirat për Policinë e Kosovës.

Pjesëtaret e Policisë kryejnë roje në atë pjesë, por nuk kanë pothuajse as kushtet minimale për punë. Një polic i ka dërguar një foto gazetarit, Arsim Lani, atje ku tregon se me çizme të shkyera e me rroba të vjetruara është duke ruajtur sigurinë e vendit, shkruan 07 Press.

“Këtë foto ma dërgoi një polic i Kosovës. Ai ka bërë roje sot në veri me këto çizme të shkyme i veshur me një uniformë që për shkak të vjetërsisë, e kish ngjyros në një dyqan bojërash. Kur bjen shi me tha, trupi i nxihet nga ngjyra që e lëshon uniforma.

Ky është polici hero i Kosovës!”