E dhimbshme: Vdes në QKUK 35-vjeçarja që pësoi 90% djegie në trup

Plagët që i mori nga diegia ditë më parë, nuk mundi të iu bëjë ballë 35-vjeçarja e cila ishte duke u trajtuar në repartin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se 35-vjeçarja kishte marrë djegie në 90 për qind të trupit të saj.

Në mëngjesin e sotëm mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Ndryshe, rasti i zjarrvënies kishte ndodhur më parë në lagjen Emshir të Prishtinës.

Gjermania në mars do ta ketë gati ligjin e ri për fuqinë punëtore