E dhunuara gjatë luftës në Kosovë: Askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Një grua e cila ishte viktimë e dhunimit gjatë luftës së fundit në Kosovë është bërë pjesë e emisionit “Radar” me Edita Dolin përmes një telefonate.

Ajo tregoi tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë informacion për dhunimin që i është bërë 25 vite më parë.

“Askush nuk e din, pos Qendrës. Se kam pasur kurrë guximin me fol, e as me…”.

Gjithashtu tha se nuk është në marrëdhënie pune, por e ka një pension mujor.