Para pak çastesh, 07 Press raportoi për një sulm ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zubin Potok, sulm të cilin e konfirmoi edhe drejtori i televizionit, Adriatik Kelmendi.
Ndërkaq tani, janë publikuar edhe pamjet nga momenti i frikshëm. Siç edhe mund ta shihni, njëra prej kamerave ka qenë në xhirim e sipër, kur në veturë bie një gur i madh.