E FUNDIT: Kapen 15 kilogramë drogë, arrestohen 3 persona nga Policia e Kosovës

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në Prizren dhe në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 15 kg drogë gjatë aksionit në Prishtinë.

Përveç substancës narkotike, marihuanë që është kapur, janë arrestuar edhe tre persona