E fundit: Mbappe arrin marrëveshje me Real Madridin

Duket se telenovela e kalimit të Mbappes te Real Madridi do të mbyllet në verën e këtij viti.

Kështu ka mësuar tashmë edhe portali FootMercato, që para pak çastesh raportoi ekskluzivisht për një marrëveshje mes futbollistit dhe ekipit galaktik, përcjell 07 Press.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet, megjithatë, po që është lajmi i mbrëmjes.

Kujtojmë, Mbappes kontrata me PSG-në i skadon në verë dhe një kalim i tij në Bernabeu do të ndodhte me parametro zero.