E goditi me thikë në kokë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë rreth orës 20:11, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, një person është arrestuar lidhur me këtë rast.

Policia më tej ka bërë të ditur se i dyshuari nën ndikim të substancave narkotike i kishte kërkuar viktimës mashkull që të konsumoj edhe ai substanca narkotike, dhe pasi që kishte refuzuar e kishte joshur që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.

Viktima pasi kishte refuzuar ka pësuar goditje me thikë nga i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, thuhet  në raport.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/