E hidhur: Vdes 20-vjeçari nga Mitrovica

Ka vdekur në moshë mjaft të re, Dren Abdullahu nga Mitrovica.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Varrimi i Drenit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol, me kohen e Ikindisë.

Njoftim nga familja Abdullahu:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë dhe me zemër të thyer, njoftojmë të gjithë familjarët, miqët dhe farefisin e gjerë se në moshen 20 vjeçare ndërroi jetë nipi ynë:

Dren (Ardian) Abdullahu

Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 06.09.2023, ditën e Mërkure, me ikindi në ora 16:19 në varrezat e Shipolit.

Pushoftë në paqe shpirti yt i bardhë Dren! Do të mbetesh përjetësisht në zemrat dhe kujtimet tona!

Për ngushëllime ju mirëpresim tek familja Gashi (te Kulla Electronics) në Mitrovicë.

Me respekt, Familja ABDULLAHU dhe familja GASHI