Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Reporterit se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Pas minuta pas raportimit zhvillimin e ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.
“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për mediumin përkatës.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.
“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.
Raportohet se policia ka marrë në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun