E konfirmon policia: Tre të vdekur në Rufc të Lipjanit

Tre të vdekur janë gjetur në fshatin Rufc të Lipjanit gjatë orëve të pasditës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se organet kompetente aktualisht janë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha ajo.