E-Kosova lanson katër shërbime që lidhen me fushën e shëndetësisë

Në platformën e-Kosova, tashmë janë lansuar katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

E para, kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar; 2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar; 3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë; 4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë, thuhet në njoftim.

Ky shërbim është aktiv për këto katër komuna: QMF në Ulpianë dhe Bregu i Diellit si dhe Prizren, Lipjan dhe Istog.