“E paaftë për t’u sjellë në mënyrë europiane”, eurodeputeti sërish i reagon Stanos: Si guxon të flasë?

Deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, që tha se Kosova ishte e paaftë për t’u sjellë në mënyrë europiane për shkak të tensioneve të fundit në veri, ka çuar në shumë reagime që kritikuan atë.

Një e fundit erdhi nga eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, i cili sërish shkroi në Twitter mbi këtë çështje.

“Gjuha, e cila po e përdor zëdhënësi i BE-së për punë të jashtme Peter Stano, përbën skandal në vete. Kosova, thotë ai, ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë europiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, ka shkruar ai, duke përmendur Josep Borrellin në postim.

Dy raste dhune në Rahovec në 24 orët e fundit, dy meshkuj sulmojnë babanë e tyre, kurse një tjetër rrah motrën e tij