E përcolli dhe e rrezikoi një grua që po lëvizte me veturë – ky është i riu nga Deçani që përfundoi në pranga

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në Deçan, ku një grua është ngacmuar nga një person, i cili e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe tashëm ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arigon Dacaj, 27-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali mëson se i dyshuari, i cili s’kishte patentë shofer, e ka përcjellë viktimën, një grua 48-vjeçare derisa po lëvizte me veturën e saj dhe për të mos mbaruar me kaq edhe ka bërë manovrime të rrezikshme gjatë një periudhe të caktuar kohore.