E rëndë: Djali rrah nënën dhe babanë në Ferizaj, arrestohet nga Policia

Dy prindër janë përballur me dhunë nga djali i tyre në qytetin e Ferizajit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast mjaft i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri të hënën pasdite.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari D.B., i ka sulmuar fizikisht nënën dhe babanë e tij, duke i goditur me grushte, ku për pasojë iu ka shkaktuar lëndime, por edhe frikë e shqetësim të madh.

Përballë kësaj situate, ata u detyruan që ta raportojnë rastin në Polici, ku kanë treguar gjithçka që kishte ndodhur në familjen e tyre.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.