E rëndë: Dy 18 vjeçarë shqiptarë vdesin në një aksident në Zvicër

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnäsch.

Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Sipas raportimeve, dy viktimat janë shqiptarë. Ndërsa, dy persona të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Pak para orës 03:00 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.

Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch duke shkaktuar vdekjen e 18-vjeçarëve.

Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës. Që të dy kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale.

Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.

Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.

15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën. Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.