E rëndë në Ferizaj: Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se kreu vetëvrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij një burrë është gjetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pojatë, ndërsa ekipi mjekësorë e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes,

Ky rast nga policia është cilësuar si vetëvrasje, ndërsa trupi është dërguar në obduksion.

“Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.