E rëndë në Gjilan: Dhunohet një grua, Policia arreston të dyshuarin

Një grua dyshohet se është dhunuar në Gjilan, shkruan Gazeta Express.

Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Gjilan , 28.08.2023-12:13.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.