E rëndë: Një kosovar humb jetën në Ulqin, po punonte në ndërtimtari

Një rast i rëndë ka ndodhur në afërsi të Ulqinit, më saktësisht në Dobrovodë, ku një kosovar aksidentalisht ka humbur jetën.

Indeksonline raporton se viktima, Fejzullah Brahimi nga Kozhica e Skenderajt, derisa ishte duke punuar, aksidentalisht ra nga objekti dhe humbi jetën.

Brahimi dyshohet të ketë rënë nga kati i katërt i objektit në të cilin po punonte ndërtimtari.

I ndjeri ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.