E trishtë: 41-vjeçari kosovar vdiq pas kontaktit me rrymë teksa ishte duke peshkuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person i moshës rreth 41-vjeçare ka humbur jetën teksa ishte duke peshkuar pasi u godit nga rryma elektrike.

Sipas Sinjalit, i ndjeri fillimisht u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq pas një ore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes.