E vret qëllimisht me makinë, mësohet emri i viktimës dhe të dyshuarit të rastit në Pejë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Peje , ku si për pasojë ka mbetur i vrarë një shtetas i Shqiprisë.

Siç merr vesh Insajderi, i dyshuari e ka ndjekur me veturë viktimën duke kaluar disa vetura me radhë – deri sa ka arritur që ta godasë atë skaj rrugës.

Gazeta tutje mëson të dy viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqiperisë, dhe miq mes vete.

Burime të portalet brenda Policisë i kane thënë gazetës se kohë më parë dyshohet se viktima ia kishte djegur shtëpinë në Elbasan tashmë të dyshuarit.

Policia sipas burime tona tashmë e ka shpallur në kërkim të dyshuarin të cilit i është gjetur vetura me të cilën është kryer krimi.

“Vetura tashme është gjetë prej policisë- vetura me të cilën e ka goditur me herët viktimën”, ka thënë burimi.

Viktima i quajtur Ilir Osmani.

Dhe i dyshuari nga Elbasani, Sergio Jonuzi.