Edhe disa ditë mjaft të nxehta, kur priten stuhi të reja

Sot në territoret tona po vazhdon mot kryesisht me diell dhe stabil. Ka vranësira lokale të cilat në orët e pasdites mund të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk përjashtohet mundësia e krijimit të ndonjë shtrëngate me breshër, por reshjet edhe sot mbesin vetëm në zona të izoluara.

Edhe ditët e ardhshme na pret mot i nxehtë, ndërsa rrebeshet e shiut do të vinë duke u shpeshtuar gradualisht. Nesër (e Hënë) rrebeshe lokalisht të fuqishme priten përsëri në disa vise të Maqedonisë së Veriut dhe jug-juglindje të Shqipërisë. Po ashtu edhe në veri të Malit të Zi dhe zona të izoluara edhe në Kosovë.

Të martën pasdite pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës bazuar në ecuritë aktuale sinoptike priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Ulje graduale të temperaturave pritet të kemi nga e mërkura kur priten edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan

Nuredin Lushtaku deklaroi se policët u plagosën mes vete, reagojnë nga Inspektorati Policor