Edhe një mjek e lë QKUK-në për sektorin privat

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka mbetur edhe pa një kirurg. Bëhet fjalë për doktorin Adem Kllokoqi.

Kllokoqi dje ka ofruar dorëheqjen nga QKUK-ja me arsyetimin se këtë e ka bërë për shkaqe personale.

Por mjeku Kllokoqi i cili për dekada ka punuar në klinikën e Kirurgjisë Plastike, tash e një kohë punon në ordinancën e tij private.

Lajmin se e ka lënë QKUK-në ia ka konfirmuar Nacionales vet mjeku Kllokoqi.

“Po, gjatë ditës së djeshme e kam ofruar dorëheqjen time pranë QKUK-së”, tha Kllokoqi.

Tutje ai thotë se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale.

“Unë në deklaratën time e kam shënuar për arsye personale. Q në kohë të gjatë në QKUK nuk kam shku për pagë, mirëpo për arsye të mijat. Ka ardhur momenti me dhanë dorëheqje dhe qaq. Zgjidhja ime me krejt këtë punë ka qenë me dhanë dorëheqje”, i tha Nacionales doktori.

Pyetur nëse ka ndonjë arsye tjetër për largimin e tij, Kllokoqi ka thënë se nuk ka ndonjë arsye tjetër që lidhet me dorëheqjen e tij.