Edita Tahiri: Kurti, Osmani e Konjufca janë “ngujuar” në shtëpi, ndëshkimi amerikan kushton

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se si pasojë e ndëshkimeve nga SHBA-të, treshja e shtetit, kryeministri Kurti, presidentja Osmani e kryeparlamentari Konjufca janë “ngujuar në shtëpi”.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se ata po “vrapojnë” pas takimeve rajonale e duke shkuar edhe nga dy-tre veta në një takim.

Sipas saj, kjo është “rënie e shëmtuar” e diplomacisë kosovare.

“Ndeshkimi amerikan kushton! treshja e shtetit e ngujuar ne shtepi, tash vrap pas ftesave te takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre ne te njejtin takim, duke lutur te hiqen sanksionet ndaj Kosoves…renie e shemtuar e diplomacise se Kosoves!”, ka shkruar ajo.