Endrit Jerliu, shpresa dhe e ardhmja e patjetërsueshme e boksit kosovar

Endrit Jerliu vijon të jetë një nga emrat më të shquar të boksit kosovar.

Anëtari i KB Dritës, që garon në 71 kilogram muajin e kaluar u shpall edhe kampion i evropianit për të rinj, kampionat i mbajtur ky në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, përcjell 07 Press.

Jerliu ka rënë në sy edhe të menaxherëve ndërkombëtarë të boksit, kurse trajnerët çmojnë lart potencialin e tij.

Hiç më i dobët s’është as Donat Syla, bashkëgaruesi i tij te klubi bardhekaltër, por në një tjetër kategori.