Enisi 8-vjeçar, hafizi më i ri në Evropë!

Djaloshi në fotografi është Enis Bashiq nga Kroacia, që në moshën 8-vjeçare u bë hafizi më i ri në Evropë.

E filloi të mësojë përmendsh Kuranin në moshën 6,5-vjeçare dhe me ndihmën e mentorit të tij Hafiz Aziz Alili, e përvetësoi atë për vetëm 20 muaj.

Përveç kësaj, Enisi është i veçantë edhe për faktin se ai mësoi përmendsh shumicën e përkthimit të Kuranit.