Enver Sekiraqa dyshohet të jetë arratisur

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit mbi rastin e vrasjes së Triumf Rizës e ka rikthyer Enver Sekiraqën në paraburgim.

Por, siç mëson Tëvë1 nga burimet, Enver Sekiraqa është arratisur dje dhe i njëjti aktualisht ndodhet në arrati.

Për këtë televizioni ka kontaktuar Policinë dhe Gjykatën, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk janë përgjigjur.

Po, ashtu redaksia është munduar të kontaktojë me avokaten e Sekiraqës, por e njëjta është e pa të qasshme.