Erërat e forta, KEDS: Do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës.

“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Pamje të rënda nga vendi i aksidentit në Kroaci, ku mbetën të vdekura nënë e bijë nga Kosova