Escobar: Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, tha sot se është bërë plotësisht e qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.

Lidhur me vendimin e Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të BQK-së për ndalimin e dinarit në Kosovë, Eskobar theksoi se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese,” u shprehë Eskobar për Tanjug.