EULEX arrestoi edhe Nait Hasanin me urdhër të Speciales, i konfiskuan telefonin

Ish-i burgosuri politik, deputet dhe ambasador, Nait Hasani, ditën e diel rreth orës 14:30 është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it, për tri orë, në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar nga vetë Hasani, i cili ka pohuar se policia e EULEX-it e ndaloi vikendin që e lëmë pas.

Shoqërimi i tij siç shkruan Epoka e Re, ka të bëjë me kontrollin dhe konfiskimin e telefonit me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.