Eurodeputeti austriak: Gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl e ka mbështetur deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlamentin evropian, Viola von Cramon, se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me procesin e dialogur me Serbinë.

Mandl ka shkruar në Twitter se do të ishte gabim historik nëse shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Jam i lumtur që e ndjeke iniciativën time, Viola. Njëjtë vepruan edhe @andreykovatchev, @SCHIEDER, @ilhankyuchyuk. Jam mirënjohës për këtë. Kjo është një iniciativë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik nëse shtyhet liberalizmi për Kosovën”, ka shkruar Mandl.

Cramon sot ka shkruar se ajo bashkë me një grup eurodeptuetësh kanë thënë se dëshirojnë ta bëjnë të qartë se lëvizja e lirë pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

“BE-ja duhet ta mbaj premtimin e saj për të lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024”, ka shkruar Cramon.