Eurodeputetja holandeze reagon pas maltretimit të kosovarëve në Serbi

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit me autobusë.

Eurodeputetja Strik në një shkrim në platformën “X”, ka shkruar se Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovën.

Ajo ka theksuar se pas këtyre ngjarjeve, do të ishte edhe më absurde që ai de facto të shpërblehej nga BE-ja me liberalizimin e vizave për pasaportat serbe të lëshuara në Kosovë.

“Shpresoj se Parlamenti Evropian do ta refuzojë propozimin e Komisionit javën e ardhshme”, ka shkruar Strik.

Postimi i plotë:

“Përsëri, Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovën. Pas këtyre ngjarjeve, do të ishte edhe më absurde që ai de facto të shpërblehej me liberalizim të vizave të BE-së për pasaportat serbe të lëshuara në Kosovë. Shpresoj se PE do ta refuzojë propozimin e Komisionit javën e ardhshme”.