Familja Salihu shtrin dorën e pajtimit me familjen e personit me të cilin u aksidentua për vdekje 26-vjeçari

Sot në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol, është varrosur Qlirim Salihu, i cili vdiq mbrëmë në një aksident fatal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol.

Ai nuk mundi t’u mbijetojë lëndimeve që mori në një ndeshje me një veturë.

Qlirim Salihu ishte në orar të punës dhe po shpërndante ushqim me motor.

Familja e të përfshirit në aksident ishin sot pjesëmarrës në varrimin e 26 vjeçarit.

Me ndërmjetësimin e hoxhes mitrovicas, Fatmir Latifit, atyre i shtriu dorën familja Salihu.