Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9.200 dollarë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se të martën e 17 tetorit ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se bashkë me përfaqësuesit e DRP në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, familjes ju dhurua një donacion mbi 9 mijë dollarë.

“Me date 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9200 dollarë”, thuhet në njoftim.