Ferizaj nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore

Komuna e Ferizajt nuk i ka falur 100 eurot e tatimit në pronë.

Sot u mor vendimi i fundit për mos faljen e 100 eurove të tatimit në pronë.

Brahim Osmani, asamblist i VV-së tha se PDK vetë e ka votuar iniciativën e tyre dhe se më pastaj moskualifikimet buxhetore i kanë shëndrruar të hyrat e tatimit në pronë për borxhe.

Derisa propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje e mbështetën për faljen e tatimit në pronë, nga LDK gjithashtu shprehin kritika për partinë udhëheqëse të Komunës.

E për gjitha këto kritika adresuar Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ata patën një përgjigje.

Megjithatë për mos faljen e 100 eurove të tatimit qytetarët e Ferizajt janë me mendime të ndara.

Ndonëse Qeverisë nuk i’u bindën për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Komuna e Ferizajt zbritën normën tatimore.

Nga 0.10% sa ishte, kjo komune do te ule ne 0.15% kete norme për vitin 2024 për të gjitha kategoritë e pronave./T7