Ferizaj: Punëtori bie nga 3 metra lartësi prej objektit ku punonte, dërgohet me urgjencë në QKUK

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën e ‘Reçakut’ në Ferizaj.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se një punëtor 47-vjeçar është lënduar pasi është rrëzuar derisa po punonte në katin e katërt të një objekti. Viktima ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, pasi e goditën disa dërrasa, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

BIK-u tregon numrin e kurbanëve të therur ditën e Bajramit

Sipas burimeve nga Emergjenca, i riu ka pësuar frakturë në krahun e majtë dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se tashmë hetimet kanë nisur nga Inspektorati si dhe nga Policia, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.