Ferizaj: Zbulohet shtatorja e Tony Blair

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, sot në Ferizaj është zbuluar shtatorja kushtuar ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Zbulimi u bë në një ceremoni ku ishte edhe një numër i madh i qytetarëve.

Shtatorja në fjalë u zbuluar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Blair nuk mundi të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, por ambasadori britanik e citoi të ketë thënë se është i nderuar për këtë shtatore që i është kushtuar atij.