Festa e delegacionit të Kosovës pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në festimin pasi Kosovës iu tha PO anëtarësimit në KiE.

Kanal10 ekskluzivisht ka sjellë pamje nga ku po feston delegacioni i Kosovës.

Kurti para shumë të pranishmëve në Strasburg ka thënë se ky është hap i madh për Kosovën.

Kurti ka falendëruar deputetët nga të gjitha shtetet që votuan pro antarësimit të Kosovës në KiE.

Kryeministri tutje ka falënderuar edhe ministren Gërvalla dhe stafin tjetër nga ambasada për punën e madhe që kanë bërë deri te arritja e këtij vendim.

Kurti ka thënë se Kosova e ka merituar që të marr këtë mbështetje nga Asambleja e Këshillit të Evropës, i cili është një hap tutje afrimit të anëtarësimit të plotë.

Ai ka thënë se faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj gjë që ka shpreh optimizëm që Kosova do ta kalojë edhe këtë fazë për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.