Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar, Ministria e Financave jep detaje

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë filluar kontrollet për punëtorët  e padeklaruar.

Ekipet inspektuese të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës dje kanë bërë kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.

Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet”, thuhet në njoftim.

Ministria i ka ftuar të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT.