Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, kanë organizuar mbrëmje poetike “Fishkëllimat e vdekjes”, një aktivitet homazh në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj.
Ky aktivitet mbahet ditën e nesërme, më datë 26 korrik 2022, ora 19:30, në mjediset e Ambasadës së Kosovës e ku janë të ftuar personalitete të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Snajperisti i UÇK-së nga mbi një kilometër largësi e vrau snajperistin serb më 1998 në Rahovec
Xhevdet Bajraj (lindur më 1960, në Republikën e Kosovës) është një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë. Vdiq me 22 qershor të këtij viti. /KultPlus.com