Fletushkat në veri, hapet rast për “Thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”

Policia e Kosovës ka hapur rast për thirrje për rezistencë, për fletushkat e shpërndara gjatë ditës së djeshme në veri të vendit me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani tha se pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.

Elshani tha se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Në veri të Kosovës, grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët sebë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.