Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë, shkak zgjedhjet në Serbi

Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për shkak të zgjedhjeve komunale në Serbi.

Qytetarët serbë po votojnë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera, përfshirë dhe në Luginën e Preshevës.

Ndonëse në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk raportohet për pritje e kolona të gjata në hyrje – dalje, megjithatë TV Dukagjini ka siguruar fotografi në këtë pikë kufitare.