Forcimi i raporteve ndërshtetërore – temë diskutimi në takimin Osmani – Briceno

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceno.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi ajo.

Osmani theksoi se Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës.

“Prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore”, shtoi ajo.