Foto e tifozit të Arsenalit nga Rahoveci do të qëndrojë për 15 vjet në Emirates Stadium të Londrës

Rrahman Krasniqi nga Radosta është fotograf i njohur.

Megjithatë, kësaj radhe ai po merr vëmendje për pasionin e tij, ndryshe nga profesioni që e zotëron, transmeton Rahoveci24.

Si tifoz i Arsenalit, ai me një grup tifozësh nga Kosova i përcjellin me rregull ndeshjet e klubit nga Londra.

Një fotografi e shkrepur gjatë festimeve, ka zënë vëmendjen e klubit të Arsenalit që në përzgjedhje të tifozëve nga e gjithë bota, ka përzgjedhur edhe Rrahman Krasniqin nga Rahoveci për ta vendosur në ballinën e stadiumit Emirates.

Foto e realizuar në Prishtinë, Arsenali e ka përzgjedhur si më e mira e mundshme të tifozerisë nga Ballkani dhe prej më të mirave të tifozëve në botë.

Foto-kolazhi gjigant ku bën pjesë edhe tifozi nga Rahoveci do të qëndrojë në ballinën e Emirates për 15 vite, nga viti 2023.

Natyrisht për tifozët e Arsenalit ky është një burim krenarie.