Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë

Fotografia e komandantit Adem Jashari është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Komandanti po të ishte gjallë do t’i mbushte 68 vjet. Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së, bashkë me të vëllanë Hamzën, morrëb pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Gjithashtu edhe para ndërtesës së ekzekutivit krah flamujve shtetëror janë vendosur edhe ata kombëtar.

Sulmi mbi Jasharajt ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.