FSK-ja merr pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut në Slloveni

Forca e Sigurisë së Kosovës, do të jetë pjesë e konferencës së nënoficerëve Kartës së Adriatikut në Republikën e Sllovenisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë sllovene Kovaç”, ka shkruar Mehaj.