FSK teston kapacitetet e komunikimit në terren, e quan “të sukseshëm” trajnim-operacionin

Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar krejt sistemin dhe kapacitetet e komunikimit të saj në terren përmes një ushtrimi të titulluar “Sinjali 2024”.

Forca së Sigurisë së Kosovës, e dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme ka testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit”, njoftoi FSK-ja për ushtrimin.

Postimi i plotë:

FSK zhvilloi me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit “Sinjali 2024”

Në kuadër të testimit të gatishmërisë operacionale, me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvilluar ushtrimi fushor “Sinjali 2024” i cili kishte për qëllim testimin e komunikimit në FSK, në tri nivelet, Strategjik, Operacional dhe Taktik.

Ushtrimi është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit.

Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi me bashkëpunëtor vizatuan Qendrën e Komunikimit të dislokuar në terren, prej nga u njoftuan nga afër me ecurinë dhe rrjedhjen e ushtrimit “Sinjali 2024”. Shefi i G6 në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Fidaim Elshani i prezantoi Gjeneral Qeriqit kapacitetin dhe gatishmërinë e komunikimit, duke demonstruar direkt mbështetjen me komunikimin në disa zona të operacionit në të njëjtën kohë, me qëllim për të ofruar komandim-kontroll për trupat e angazhuar në operacione.

Ushtrimi është përmbyllur me analizën pas aksionit, kthimin e forcave në vendbazime.