Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erdren Atiq ka njoftuar se është funksionalizuar E-Kiosku, për qasje në dokumente, i cili ishte jashtë funksionit.
Ai ka thënë se nga sot mitrovicasit mund ta shfrytëzojnë këtë për të nxjerrë dokumentet personale.
“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë. Nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.’’, ka shkruar Atiq.
Kryetari nga radhët e VV-së, ka thënë se mbetën të përkushtuar që të lehtësojnë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë.